Ibra shënoi golin më të bukur të vitit
Në ceremoninë e madhe të “Topit të Artë” nuk kishte si të mungonte as Zlatan Ibrahimoviç, që për vitin 2013 ka shënuar golin më të bukur dhe u nderua në këtë kategori nga FIFA me çmimin "Puskas", në ceremoninë e zhvilluar mbrëmjen e djeshme.Goli fantastik i shënuar me rrafishatë nga distanca, e cila ishte një mes 10 më të përzgjedhurave . Goli u realizua prej Ibras në një ndeshje miqësore mes kombëtares suedeze përballë Anglisë. Të nominuar ishin edhe goli i i Neymar në Kupën e Konfederatave dhe ai i sulmuesit të Benficës, Nemanja Matiç, ndaj Portos në kampionat, u përfshinë midis tre golave më të mirë të vitit.Çmimi "Puskas" për golin më të bukur të vitit nisi të jepej në vitin 2009 dhe Ibrahimoviç ishte kandidat edhe për një gol të shënuar me Milanit ndaj Lecces, në edicionin e vitit 2011. Përpara suedezit, këtë çmim e ka fituar Cristiano Ronaldo, Hamit Altintop, Neymar dhe Miroslav Stoch.Në fakt të 10 golat ishin fantastik, dhe çdonjëra prej tyre e meritonte ta fitonte këtë çmim.