Rooney kërkon mbështetjen e fansave

Sulmuesi I Manchester United, Wayne Rooney u ka bërë thirrje fansave të Manchester United që të kenë durim sepse kampionia e Anglisë shumë shpejt do të kthehet në formën më të mirë.Skuadra e David Moyes ende nuk kanë shijuar fitoren e parë për vitin 2014 pas humbjes nga Sunderlandi në Capital One Cup, nga Swansea në FA Cup dhe nga Tottenhami në kampionat ndërsa janë 11 pikë prapa Arsenalit që renditet në vendin e parë në Premier League.Rooney nuk është aktivizuar për United që nga humbja 2-1 nga Tottenhami në ditën e Vitit të Ri derisa vazhdon të përballet me një lëndim por ai ka kërkuar nga fansat që të mbështesin ekipin duke premtuar se rezultatet pozitive do të vijnë."Përkrahja e fansave është e rëndësishme. Ata kanë qenë të mirë me ne, veçanërisht tani kur ne nuk jemi në formën tonë më të mire. Ne kemi nevojë që ata të na përkrahin në këtë kohë. Do të jemi të fortë dhe do të përmirësohemi. Jam i sigurt se këtë do ta bëjmë", theksoi Rooney për kanalin e United. Rooney në këtë sezon ka laujtur në 23 ndeshje duke shënuar edhe 11 gola. Ndërsa në gjithë karriërën e tij ai ka shënuar 246 gola deri më tani.