Juventusi, rekord në fazën e parë në Serinë A

Juventus e ka mbyllur fazën e parë të kampionatit në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa në javën e 19-të ka marrë një fitore 1-4 në transfertën e vështirë ndaj Kaljerit.Bardhezinjtë dje regjistruan një paraqitje të dobët teksa 45 minutat e para i mbyllën në barazim 1-1. Në fakt pjesa e parë ishte e vështirë, pasi Pijia fillimisht në minutën e 21-të kalon në avantazh vendasit. Loja e Juventusit do të ishte e dobët derisa Fernado Joorente shënoi një gol të bukur me kokë.Fraksioni i dytë i lojës do të ishte po aq i bukur sa i pari por me Juventusin më këmbëngulës dhe më të saktë. Antonio Conte e ka “xholin” e tij në stol, pasi Pirlo gjatë gjithë ndeshjes ishte në hije. Mesfushori i bardhezinjve i ekliplsuar nga forma e Pogba është në formë të shkëlqyer teksa lëshon edhe një goditje nga jashtë zone duke shënuar golin e avantazhit, kjo edhe fal një gabimi trashanik të Adan. Pas vetëm tre minutash do të ishte Fernando Jorente që merr një tjetër assist nga Lishtejnër për të shënuar golin e  tretë dhe të sigurisë.Zonja e vjetër nuk do të mjaftohej me kaq, pasi në minutën e 80-të lojtari i ndeshjes, Lishtejner pas dy asistëve shënon golin e katërt pas një tjetër pasigurie të portierit Adan.Juventus në fund buzëqesh, pasi siguronë fitoren e 11-të radhazi duke koleksinuar plot 52 pikë, kuotë të cilën nuk e ka arritur as Barcelona dhe Atletico Madrid në Spanjë.