Seria A, Berardi shkatërron i vetëm Milanin
Sasuolo dhe Berardi mbrëmë kanë marrë një fitore historike ndaj Milanit duke fituar 4-3. Heroi i ndeshjes padyshim që është Domeniko Berardi, që shënoi plotë katër gola.Milani duket se ende nuk është në formën e saj në kampionat, teksa vazhdon të bëj paraqitje të dobta dhe jo konstante. Sfida parashikohej e lehtë pasi vendasit kishin disa ndeshje që nuk gjenin rrugën e rrjetës, por si duket i kishte ruajtur për Milanin. Në fakt skaudra e Alegrit e nisi mjaftë mirë ndeshjen teksa kalon në avantazh të dyfishtë. Fillimisht me Robinjon dhe më pas me Balotelin. Në momentin më të mirë të Milanit vjen dhe reagimi i Sasuolos dhe mbi të gjitha i Berardit, që me një veprim të të bukur i shkëputet mbrojtjes kundërshtare dhe shënon golin e parë. Talenti italian nuk u ndal me kaq pasi në të 28-tën, fiton një duel force në zonë, duke realizuar një kthesë të bukur.Kuqezinjtë ishin të shokuar dhe Berardi, që është në pronësi të Juves nuk i kishte mbaruar ende llogaritë me ta sepse para pushimit i dha dhe përmbysjen më të madhe në histori klubit të tij. Edhe pas pushimit kuqezinjtë nuk japin asnjë lloj reagimi. Berardi vazhdoi vrullin e pjesës së parë duke shënuar golin e katërt personal.Allegri provoi dhe kartat Montolivo, Pacini e Honda që debutoi në Serinë A, por japonezi regjistroi vetëm një goditje shtylle në minutën e 84-të. Në minutën e 86-të, Montolivo me një goditje nga jashtë zone shkurton diferencën në 4-3 por vetëm pak sekonda më pas Pazzini e ka më të lehtë të gjej tranversën sesa portën e boshatisur.Sfida u mbyll në shifrat 4-3, Sasuolo arrin një fitore historike ndërsa Juventus i gëzohet formës së jashtëzakonshme të talentit të së ardhmes, Berardi.