Messi: Ronaldo e meritoi çmimin
Lionel Messi është shprehur se Cristiano Ronaldo e meritoi çmimin “Topi i Artë” pasi ai i dha fund dominimit të argjentinasit për këtë çmim. Ronaldo këtë çmim e mori për herë të dytë në karrierë për shkak të një forme të jashtëzakonshme që e tregoi në 12 muajt e fundit për klubin dhe vendin e tij, për të cilat shënoi 69 gola në 59 paraqitje, duke mposhtur Messin dhe Riberyn.Messi, i cili ka fituar katër herë radhazi Topin e Artë, ka pranuar se është i zhgënjyer që nuk e fitoi edhe të pestin me radhë, por ka shtuar se problemi me dëmtime ka ndikuar në rastin që ai ta ndalojë suksesin e Ronaldos."Ai kishte një vit fantastik, nuk kam çfarë të them tjetër. Ishte vit i mirë për të tre, prandaj ishim sonte këtu. Kushdo që do ta fitonte, e ka merituar", ka thënë Messi në konferencën për media."Nuk e di nëse do të ishte ndryshe po të mos isha dëmtuar, por unë isha jashtë për një kohë të gjatë. Nuk isha në formën më të mirë në përfundim të Champions Leagues dhe këtë sezon e fillova i dëmtuar. Ishte kohë e gjatë, por nuk ka të bëjë asgjë me këtë fakt. Cristiano kishte vit fantastik dhe e fitoi me meritë. Shpresoj që të rikthehem për vitin tjetër. Dëshiroja ta fitoja, natyrisht, gjithmonë dua ta fitoj", përfundoi argjentinasi.