Fituesit më të mirë të Topit të Artë
Dje Ronaldo mori “Topin e Artë” për herë të dytë në karrierën e tij. “Goal.com” ka publikuar 11 lojtarët më të mëdhenj që kanë fituar këtë çmim.Në portë është Lev Yashin, i cili mbetet portieri i vetëm në botë që ka fituar çmimin “Topi i Artë” në vitin 1963. Portieri ishte legjendë e Dynamo Moskës dhe arriti dy herë radhazi në finalet e Kampionatit Evropian në vitin 1960 dhe 1964 me Bashkimin Sovjetik, duke fituar njërën nga këto finale.Në mbrojtje kemi Fabio Cannavaron. Çmimi i vitit 2006, i fituar pasi fitoi me Italinë Kupën e Botës, ishte hera e fundit kur një mbrojtës fitoi këtë çmim dhe u shpërblye për karrierën gjatë të cilës fitoi shumë tituj me Juventusin dhe Real Madridin.Atij i bashkohen legjendat gjermane Franz Beckenbauer dhe Lothaar Matthaus. Beckenbauer ishte dy herë fitues i “Topit të Artë” në vitet 1972 dhe 1976. Ai luajti mbi 100 ndeshje për Gjermaninë Perëndimore, fitoi Kupën e Botës dhe atë Evropiane.Matthaus luajti në mesfushë gjithashtu edhe në mbrojtje, luajti 150 herë për Gjermaninë, duke ia mundësuar shtetit të tij fitoren në finalen e Kampionatit Botëror në vitin 1990.Në mesfushë kemi legjendën franceze Zinedine Zidane. Ai u shpall lojtari më i mirë në botë në vitin 1998 kur edhe fitoi Kupën e Botës me Francën. Futbollisti më i mirë i gjeneratës së tij gjithashtu ishte finalist i Kupës së Botës në vitin 2006.Johan Cruyff- tre herë fitues (1971, 1973, 1974)- gjithashtu është i zgjedhur për njëmbëdhjetëshin më të mirë. Çmimin e parë ai e fitoi sa ishte pjesë e Ajaxit, ku legjenda holandeze fitoi tetë tituj të Ligës dhe tre herë Ligën e Kampionëve. Dy çmimet tjera erdhën kur kaloi në Barcelonë.Alfredo Di Stefano është përfaqësuesi legjendar i Real Madridit që fitoi “Topin e Artë” dy herë. Gjatë karrierës së tij, ai fitoi pesë herë Kupën Evropiane dhe solli në Bernabeu tetë tituj të Ligës. Atij i bashkëngjitet Michel Platini që fitoi tre herë radhazi çmimin prestigjioz (1983, 1984 dhe 1985). Ai shënoi nëntë gola në Euro 1984, përfshirë dy tre golësha.Në sulm padyshim është legjenda braziliane, Ronaldo. “Topin e Artë” ai e fitoi dy herë (në vitin 1997 dhe 2002). Ai fitoi dy Kupa të Botës dhe ishte humbës në një finale tjetër të kësaj gare. Gjatë karrierës së tij, ai shënoi 62 gola për Brazilin.Marco Van Basten ishte tre herë fitues i Topit të Artë gjatë viteve 1988, 1989 dhe 1992. Ai triumfoi në finalen e Kampionatit Evropian me Holandën në vitin 1988, duke shënuar golin e famshëm kundër Bashkimit Sovjetik.Ekipi mbyllet me yllin e Barcelonës, Lionel Messi. Argjentinasi fitoi katër herë radhazi titullin e lojtarit më të mirë në botë, ndërkaq këtë rekord ai e arriti vetëm në moshën 26-vjeçare.