K. Italisë, Inter eleminohet nga Udineze

Interi vazhdon të zhgënjej në vitin 2014-të teksa deri tani nuk ka arritur të marr asnjë fitore. Zikaltërit i kanë thënë lamtumirë Kupës së Italisë, duke u eliminuar nga Udinese që vinte pas tre disfatash në 5 ndeshjet e fundit në Serinë A dhe që Interi e kishte mposhtur pastër 3-0 në kampionat. Me të dy skuadrat që vinin pas humbjeve të fundjavës, Kupa e Italisë sihete nëj sfidë për të rifituar besim. Mazarri hodhi në fushë që nga minuta e parë edhe Militon, ndërsa në mbrojtje u rikthye Samuel. Te Udinese, Gudiolin la lënë në stol Di Natalen. Në fillim u zhvillua një ndeshje e qetë deri në minutën e 32-të ku Maikosuel ndëshkon Interin pas një krosimi të ulët nga e djathta e Nicolas Lopez. Në fraksionin e dytë të lojës, Mazarri nxjerr nga loja Mundingai për të futur një tjetër sulmues, Palasion. Interi hidhet e gjitha në sulm ndërsa prapa rrezikon të pësoj edhe një tjetër gol, duke ju falur një gabimi trashanik të Pinzit që me portën biosh e dërgon topin shumë lart portës.E ndërsa pritej reagimi i Inter ishte Udinese ajo që kontrollon lojën. Gjithsesi në finale zikaltërit i afrohen portës e madje aty shkon dhe Samuel, i cili në minutën e 79' godet portën e vendasve por që topi bllokohet mirë nga Kelaëa. Interi bën gjithçka që të ndryshojë rezultatin por pas sukses. Iletën për në çerekfinale e pret Udinese që do të përballet me fituesin e çiftit Milan-Spezia.