Cristiano Ronaldo mbret në 2013-ën
Numërimi mbrapsht ka mbaruar, pasi futbollisti më i mirë për vitin 2013 është shpallur Cristiano Ronaldo.Në garë për trofeun e artë ishte Riberi, Mesi, dhe sulmuesi i Realit të Madridit, Ronaldo i cili dhe fitoi "Topin e Artë", duke thyer hegjemoninë e Lionel Messit pas 4 vitesh dominim total në të gjitha aspektet.Ronaldo rezultoi fitues pas votimit të trajnerëve, kapitenëve dhe gazetarëve të çdo shteti. Portugezi zhvilloi një edicion spektakolar në aspektin personal me Realin e Madridit duke u kthyer në një makineri golash, por me ekipin nuk arriti që të fitonte asnjë trofe.Frenk Riberi mund ta cilësojë veten pa fat, pasi ka lindur në një epokë kur Ronaldo dhe Mesi janë gjigantët e futbollit botëror. Francezi, pavarësisht se arriti të fitonte gjithçka me Bayernin në Evropë dhe Botë nuk mundi të fitonte trofeun.Në vendin e tretë të podiumit është pozicionuar Messi. Argjentinasi ishte në pole-position deri në tetor për çmimin, por paraqitja e mirë e Ronaldos me Portugalinë dhe Realin e Madridit bëri që të sfumohet edicioni i sulmuesit të Barcelonës, pavarësisht se fitoi kampionatin. Ronaldo ka kaluar një sezon të paharrushëm në 2013-ën pasi ka shënuar 69 gola.Në 2013, lojtarja më e mirë për femra u shpall gjermania, Nadine Angerer që luan si portiere dhe priti dy 11-metërsha në finalen e Europianit duke i dhënë titullin kombëtares së saj. Pas saj u renditën, braziliania Marta, gjithmonë e pranishme në finale dhe amerikania Aby Wambach.