Zyrtare largohet Alegri, Tasoti zëvendësues i përkoshëm
Në 11:24 ka përfunduar aventura e Masimiliano Alegrit në krye të Milanit. Trajneri së bashku me stafin e tij janë shkarkuar nga drejtuesit e klubit. Komunikimi ka ardhur në faqen zyrtare të Milanit ku bëhet e ditur se momentalisht në krye të skaudrës do të jetë Tasoti.Humbja 4-3 me Sassuolon i kushtoi postin teknikut livornez që nuk do të jetë më në krye të stolit kuqezi. Lamtumira e tij ishte parashikuar në fund të sezonit, duket se administratorja e deleguar, Barbara Berlusconi ka influencuar për largimin e 46-vjeçarit pas 4 viteve në stolin e skuadrës milaneze. Pak orë pas disfatës në Sassuolo, shoqëria mori vendimin final pas zërave të muajve të fundit, duke emëruar përkohësisht në krye të stolit, zëvendësin Mauro Tassoti.Kjo është vetëm një zgjidhje e përkohëshme, pasi drejtimin e skuadrës mund ta marrë ish-mesfushori kuqezi, Clarence Seedorf, i cili është përfolur shpesh herë për zëvendësimin e Allegrit.Një tjetër kandidat për stolin është edhe ish-sulmuesi kuqezi dhe trajneri aktual i skuadrës së të rinjve, Filipo Inzaghi.Aktualisht, Milani renditet në vendin e 11-të, të kampionatit italian me 22 pikë. Rezultatet e pjesës së parë të sezonit, janë tregues i momentit më negativ të Milanit gjatë viteve të fundit, pavarësisht kualifikimit për në fazën tjetër të Champions League ku Milani do të ndeshet me Atleticon e Madridit për një biletë në çerekfinale. Me largimin e Allegrit mbyllet edhe një kapitull plot polemika në historinë e klubit. Tekniku livornez fitoi vetëm një kampionat në sezonin e tij të parë.