Sot jepet "Topi i Artë"

Miliona admirues të futbollit në të gjithë botën do të shuajnë sot kuriozitetin në lidhje me futbollistin më të mirë të vitit 2013, i cili do të marrë edhe "Topin e Artë". Kandidatët tashmë dihen, ata janë Kristiano Ronaldo, Lionel Mesi dhe Frenk Riberi.Por duket se gara për vitin 2013 është përqëndruar mes Kristiano Ronaldos dhe Frenk Riberisë, duke prishur edhe dominimin e Mesit, i cili e fitoi 4 herë rresht "Topin e Artë", duke regjistruar kështu edhe një rekord më vete sa i përket këtij evenimenti.Të tre kandidatët kanë konfirmuar pjesëmarrjen, madje do të jenë së bashku me familjet e tyre. Kristiano Ronaldo ka pohuar se edhe nëse nuk e fiton, jeta vazhdon, duke dhënë kontributin me sa më shumë gola për Realin e Madridit, në mënyrë që të fitojë sa më shumë trofe.Ndërsa Riberi ka deklaruar se është optimist se do ta fitojë "Topin e Artë", edhe pse e pranon që Mesi mbetet më i miri në botë.Lionel Mesi thotë që është privilegj gjithsesi të jesh mes tre më të mirëve të botës, edhe pse nuk e fiton këtë trofe. Ceremonia gala do të mbahet në orën 18:00 në Zyrih të Zvicrës, ku do të jenë të ftuar edhe dhjetra figura të futbollit botëror.