Gjirokastër, bllokohet kamioni me 35 klandestinë, në pranga shoqëruesit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2014, 17:48
Goditet një tjetër rast i trafikut të klandestinëve në Gjirokastër. Autoritetet e policisë kanë bërë të mundur bllokimin e nje kamioni që transportonte 35 klandestinë nga Siria, Eritrea dhe Somalia.Policia ka vënë në pranga shtetasit A.Gjonaj nga Laçi, K.Qebini dhe S.Qebini nga Tepelena, të cilët shoqëronin klandestinët.Tre të arrestuarit do transportonin klandestinët drejt Malit të Zi kundrejt pagesës 350 eurove për person.