''Silenciatori'' sekuestron arsenal armësh, në pranga 6 persona

Komisariati i Policisë nr.2 Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar ''Silenciatori'' bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve :1. Albert Aliaj, 42 vjeç, lindur ne Zenisht Mat dhe banues në Tiranë,2. Andi Zogu, 22 vjeç, lindur në Bulqizë dhe banues në Tiranë,3. Besmir Sefgjini, 28 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Laprakë--Tiranë,4. Klevis Kuleni, 28 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë,5. Ramazan Lila, 44 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,6. Klajdi Lamaj, 18 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë,Bazuar në informacionet mbi këto shtetas, rezultoi se ata qarkullonin me armë zjarri në automjetet e tyre.Pas vlerësimit të informacionit, u arrestuan pasi u kapën në kushtet e flagrancës në kryqëzimin e rrugës "Medar Shtylla" me rrugën "Don Bosko" në Tiranë, me 4 - armë zjarri, dy prej të cilave pistoleta me silenciator.Ndërkaq në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan një pistoletë model revolver me mulli, me 7 fishekë në mullirin e saj, një pistoletë model Zoraki, me krehër, si dhe 2 silenciatore të përshtatur për këto armë.Pas veprimeve hetimore të bëra nga strukturat e policisë së këtij komisariati, ka rezultuar se shtetasit e arrestuar i posedonin këto armë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, me qëllim shitjen dhe përdorimin e tyre në ngjarje kriminale.Shtetasit Ramazan Lila dhe Klajdi Lamaj janë ndaluar si të dyshuar për veprën penale të "Moskallëzimit të krimit".Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municionit" dhe "Moskallëzimi i krimit".