Rama-Thaçi: Marrëveshjet, kapitulli i ri modernizimi dhe integrimi
Në Prizrenin e Lidhjes Shqiptare, shtetet shqiptare janë lidhur mes marrëveshjesh. Qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës kanë nënshkruar 3 marrëveshje bashkëpunimi në lehtësimin e tregtisë, në fushën e transportit dhe infrastrukturës dhe dy vendime për mbështetje financiare për Luginën e Preshevës.
Para shtëpisë, në prani të 130 gazetarëve nga Kosova e Shqiëpria, dy Kryeminsitrat pas nënshkrimit të marrëveshjes kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp, duke deklaruar se dy vendet do të kenë shërbim të përbashkët diplomatik.
Kjo mbledhje e përbashkët e qeverive duhet të jetë një burim force për shqiptarët që jetojnë në rajon, pasi të dy Kryeministrat këmbëngulën në ndihmën që Kosova e Shqiperia do ti japin shqiptarëve kudo ndodhen. Jo rastësisht, ndër vendimet e para ishte akordimi i shumës prej 100 mijë euro për ndërtimin e një materniteti në Luginën e Preshevës.

"Dokumenti është konfirmim për të forcuar marrëdhëniet me aleatët tanë strategjik SHBA e BE. Ekonomia në të dy anët e kufirit, do të përfitojnë duke mos u ndërtuar mbi bazën e konkurencës por dhe të plotësimit. Marrëveshje në fushën e energjisë. Është koha për një siguri energjetike të garantuar bashkarisht në të gjithë hapësirën e përcaktuar nga kufijtë e dy shteteve tona, me ndërtimin e interkonjeksionit të Prizrenit dhe nënshkrimin e marrëveshjes së interkonjeksionit 220 kilovot.Marrëveshje e rëndësishme pjesë e të tërës që ka të bëjë me transportin. Kemi vendosurshumë shpejt do bëjmë publik kalendarin e përbashkët të jetës kulturore. Pjesë është dhe bashkëfinancimi i dokufest të Prizrenit. Ne nuk jemi në garë duke numëruar milionat por për kohën e humbur. Fondi që ne do të deditokojmë lidhur me maternitetin mbulon të gjitha nevojat për paisjen e këtij institucioni. Gjithashtu fondi zhvillimor do të jetë i hapur kur jo vetëm qëeveritë por dhe sipërmarrjet individë do të mund të japin kontributin e tyre. Ne kemi akorduar 100 mijë euro për maternitetin,por nuk është një shumë e vendosur aty rastësisht por do të mbulojë të gjitha shpenzimet për këtë institucion” tha Rama.
“Ishte një mbledhje pune që vuri një gur themeltar duke çelur një rrugë të re për zhvillimin e gjithëanshëm ekonomik social e kulturor në dy shtetet tona dhe mbarë hapësirën shqiptare që përkufizojnë këto dy shtete. Deklarata e përbashkët për bashkëpunim është gur i themelit të një strategjie të përbashkët për zbatimin e politikave të përbashkëta në planin ekonomik, social e kulturor. Të gjitha janë në funksiont ë jetës së përditshme të shqiptarëve tanë të dy shteteve tona, në funksion të jetës së gjeneratave të tjera. Mbështetja për shqiptarët e Luginës do të jetë e gjithanshme dhe plotësisht në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare”- u shpreh Thaçi.Ky takim i parë në kryeqendren e shqiptarëve, në Prizren, do ti hapë rrugë mbledhjes së dytë të parëbashkët Shqipëri-Kosovë në qytetin e ngritjes së flamurit në Vlorë. Siç njoftuan Kryeministrat mbledhja do të mbahet në muajt maj ose qershor.“Mbledhja e përbashkët do të pasohet nga një e dytë që mbetet për tu përcaktuar si datë nga ministrat e jashtëm. Mes fundit të majit e qershorit mbledhja do të mbahet në Vlorë. Në këtë mbledhje do të përcaktohen edhe hapat e reja të bashkëpunimit” tha Rama.Qeveritë shqiptare në Prizren,Thaçi: Shembull për rajonin; Rama: Nuk cënon kufijtë136 vjet pas Lidhjes së Prizrenit, shqiptarët u mblodhën në një Kuvend të madh duke e shënuar 11 janarin në histori. Në Prizrenin e çmuar për 2 shtetet shqiptare në Ballkan, u zhvillua për herë të parë mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë. Mbledhja nisi në orën 11:00 në ambjentet e një hoteli që mbante emrin e vjetër të një qyteti shqipar, Theranda.
Kryeministri kosovar Hashim Thaçi, si mikpritës i takimit, mbajti fjalën i pari, duke vënë thenksin në lumturinë e gjithë shqitarvëë në rajon për këtë mbledhje.“Jam shumë i privilegjuar për këtë takim të përbashkët. Nuk ka dyshim që qytetarët e Kosovës dhe Shqipërsië janë shumë të lumtur për takimin tonë të përbashkët, pasi ky takim do sjellë vendime të rëndësishme që do ndikojnë në përmirësimin e jetës së tyre”tha ai.Kreu i qeverisë kosovare tha se dy vendet duhet të forcojnë edhe më shumë bashkëpunimin, duke u ndalur veçanërisht në Rrugën e Kombit.
“Rruga e Kombit duhet të rezultojë me një qarkullim më masiv të njerëzve. Ndërtimi i linjës së interkonjeksionit duhet të përkthehet në një investim më të madh për dy shtetet, dhe do plotësojnë njëra-tjetrën”.Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama gjatë fjalës së tij i ktheu përgjigje së pari pikëpyetjes nëse kjo bashkëqeverisje strategjike do të ndikonte në kufijtë mes dy vendeve.
“Pikënisje e një forcimi dhe modernizimit të shteteve tona, pasurimit të jetës sonë kulturore. Është e vërtetë që jemi më shumë se qytetarë të dy shteteve fqinje, i takojnë një kombi me një gjuhë kulturë të përbashkët, por nëse mbledhja e përbashkët bëhet arsye trembjeje apo inkurajimi për këdo që ka shqetësime në lidhje me vijat kufitare dua të them se kufiri mes Shqipërisë e Kosovës është shumë i qartë e i patjetërsueshëm".Kryeministri shqiptar kujtoi se ishte rastësi që ky rrugëtim të nisej prej tij dhe homolgut Thaçi, andaj tani në këtë projekt duhet të angazhohen opozitat e dy vendeve dhe mbledhjet të vijohen edhe nga kryeministrat që do drejtojnë në të ardhmen qeveritë.“Rruga e re e bashkëpunimit që inaugurojmë sot duhet të zgjatet përtej mandateve tona. Perspektiva të reja dhe të ndryshme duhet të jenë për dy vendet. Janë 15 perspektiva konkrete bashkëpunimi, hapat e para të të cilave do të hidhen në këtë mbledhje historike. Rëndësi e posaçme do t'i jepet të drejtave të shqiptarëve përtej kufijve tanë zyrtare. Kjo mbledhje përfshin një gjest të mirëpritur, në mbështetje të shqiptarëve të Preshevës. Kjo përpjekje tregon mbështetjen e dy qeverive shqiptare për pakicat shqiptare jashtë kufijve tanë".Por përfaqësuesit e shqiptarëve, për një dit u bënë një, sepse siç tha edhe Kryeministri, edhe ëndrrat e tyre janë një. Qeveria shqiptare iu drejtua Prizrenit herët në mëngjes. Kabineti Rama u nis nga selia e Kryeministrisë rreth orës 8 të mëngjesit. Për udhëtimin e gjithë ekipit qeveritar ishte zgjedhur një autobus.Takimi historik i dy qeverive, kabineti Rama mbërrin në PrizrenDita e sotme do të mbetet historike për Kosovën e Shqipërinë, qeveritë e dy vendeve zhvillojnë mbledhjen e parë të përbashkët. Dhe mbledhja mbahet në një qytet historik, në Prizren të Kosovës, drejt të cilit kabineti Rama është nisur që në orën 8:00 të mnëgjesit.
Për udhëtimin e gjithë ekipit qeveritar ishte zgjedhur një autobus. Vetë kryeministri Edi Rama zgjodhi të mos komentojë para nisjes, por një deklaratë e shkurtër u bë nga Ministri për Zhvillim Ekonomik, Arben Ahmetaj.
“Mbledhja ka dy dimensionet, ka dimensionin simbolik strategjik por dhe ekzekutiv pasi ka marrëveshje konkrete të cilat janë hapa konkrete në hapjen e tregjeve dhe bashkëpunimin ekonomik. Kjo mbledhje do jetë periodike pasi dhe çështjet dhe dinamika e zhvillimit rajonal kuptohet që kërkon mbledhje sa më të shpeshta. Në axhendën e mëparshme të qeverisë ka qenë e fiksuar fillimisht mbledhja me qeverinë e Kosovës, pastaj të tjerat sigurisht janë për tu pare, po normalisht janë të planifikuara. Lidhur me fondin për Preshevën, ky është hapi i parë. Sigurisht që integrimi ekonomik i Luginës së Preshevës në një treg të hapur mbarëshqiptar brenda zhvillimit rajonal me synim zhvillimin e tregut të Ballkanit Perëndimor brenda BE është një inisiativë shumë e mirë, është një hap i parë simbolik, njerëzor gjithashtu”tha ai.

Detajet e kësaj mbledhjeje dhe axhendën e saj, bashkë me pikat e rendit të ditës dhe dokumentet e nevojshme i ka rakorduar me Qeverinë e Shqipërisë, Ministrja e Kosovës për Integrim Evropian, Vlora Çitaku.
Për këtë qëllim, Çitaku ka qëndruar në Tiranë bashkë me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Bernard Nikaj, ku janë takuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe vartës të tij, për hartimin e përbashkët të konceptit të mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare.Mbledhja e qeverive do të mbahet në hotel Theranda, ndërsa konferenca për shtyp tek Lidhja e Prizrenit. Në axhendë parashikohet edhe një vizitë dhe fotografitë e rastit në shtëpinë Muze të Lidhjes së Prizrenit për të kompletuar simbolikën e kësaj mbledhje të parë.Dhe interesi i mediave për këtë mbledhje të parë ka qenë i jashtëzakonshëm. Janë rreth 80 gazetarë nga Kosova dhe mbi 30 gazetare nga Shqipëria që qëndrojne sot në Prizren, duke e kthyer këtë qytet në kryeqëndrën e shqiptarëve, ashtu siç ka qenë parashikuar disa dekada më parë.Në këtë mbledhje të parë mes dy qeverive në historinë e dy shteteve shqiptare në Ballkan, kabinetet priten të nënshkruajnë 3 marrëveshje bashkëpunimi dhe dy vendime për mbështetje financiare për Luginën e Preshevës.Kështu, sipas axhendës, pas ceremonisë së hapjes së mbledhjes nga dy Kryeministrat, z. Hashim Thaçi dhe z. Edi Rama do të vijohet me shqyrtimin e dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, i cili do të nënshkruhet nga dy Kryeministrat.Mbledhja do te vijojë me shqyrtimin e disa marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive , për bashkëpunimin në lehtësimin e tregtisë, në fushën e transportit dhe infrastrukturës, bashkë-financim të pajisjeve mjekësore të Maternitetit të Preshevës, si dhe jetësimin e bashkëpunimit në rrafshin konsullor ndërmjet dy vendeve tona.Mes dy Qeverive do të bisedohet për avancimin e axhendave integruese të dy vendeve, themelimin e Komisionit të Përbashkët Teknik për përkthimin e legjislacionit të BE-së, si dhe bashkëpunimin në sferën e përafrimit të legjislacionit.Në mbledhje do të shqyrtohen dhe projekt-ide për bashkëpunim në fushat e Kulturës, Sigurisë, Energjisë dhe përmirësimit të standardeve te jetesës së shqiptarëve në rajon.