Panariti në Fier: Përmirësim i bilancit tregtar në fushën e Bujqësisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2014, 10:30
Nga qyteti i Fierit, kreu i bujqësisë premtoi se shumë shpejt do të bëhet publike skema e subvencionit të naftës për fermerët. Rritja e çmimit të naftës që prej 1 janarit do të thotë më shumë shpenzime për fermerët për punimin dhe mbjelljen e tokës. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, premtoi se në bazë të skemës së re nafta do të shkojë në duart e fermerëve.Ministri Panariti renditi si sfida të institucionit që drejton skemat e subvencionimeve dhe ndryshimin rrënjësor të gjendjes së sistemit të vaditjes.Qarku i Fierit është zemra e Bujqësisë shqiptare përsa i përket kontributeve në prodhimet bujqësore. Për Panaritin, sfida për këtë vit është përmirësimi i bilancit tregtar në fushën e Bujqësisë, pasi ky bilanc vazhdon të jetë negativ.