Paketa e antikorrupsion, PD: Qëndrimi ynë është ai shprehur nga BE dhe SHBA
Opozita është e vendosur të mos japë konsensus për paketën "Anti korrupsion", deri kur qeveria të bëjë ndryshimet e nevojshme duke përfshirë të gjitha rekomandimet e OPDAT, BE, dhe OSBE, si dhe të ketë marrë konsultën e nevojshme me grupet e interesit.Burime pranë Selisë Blu, konfirmojnë se kjo forcë poltike nuk do të depozitojë asnjë amendament për këtë paketë, pasi sipas tyre rekomandimet e ndërkombëtarëve janë të plota. Por pavarësisht kësaj, gjithashtu burime pranë qeverisë konfirmojnë se kjo paketë po rishikohet duke marrë parsyshë vërejtjet e ndërkombëtarëve, ndonëse konfirmohet se jo gjithçka që propozohet do të merret në konsideratë.Paketa "Anti Korrupsion" që synon ta cilësojë korrupsionin si krim të rëndë, dhe asetet pasurore që rrjedhin prej tij të konfiskohen, ka ngjallur debat mes mazhorancës dhe opozitës. Debati u forcua akoma më shumë dhe pas kundërshtive të ndërkombëtarëve ku ekspertët e OPDAT, OSBE dhe BE, i dërguan letër Komsionit Parlamentar të ligjeve, ku shprehin shqetësimin mbi ndryshimet në këtë ligj, por dhanë dhe rekomandimet e tyre. Ata i cilësuan ndryshimet të pa konsultuara, çka vinin seriozisht në dyshim efektivitetin e tyre. Ata kundërshtuan tërësisht centralizimin e veprës së korrupsionit në Gjykatën e Krimeve të rënda.