Reforma territoriale, PD: Të hartohet nga parlamenti, jo qeveria

Qeveria ka nisur nga puna per nje nga prioritetet kyçe te programit per vitin 2013-2017, reformen territoriale. Ne draftin paraprak, te cilen Ora News e disponon, qeveria parashikon që ndarja e re territoriale të niset mbi bazën e 36 qendrave që kanë funksionuar si rrethe para vitit 1990.Gjithashtu kjo reformë pritet të sjellë një ndryshim drastik të ndarjes administrative, duke e ndarë territorin shqiptar në 150 njësi nga 385 që ka aktualisht.E proçesi per reformen administrative territoriale, duket se do te shnderrohet ne "molle sherri" mes mazhorances dhe opozites , pasi i gjithë ky proçes i paraprin dhe zgjedhjeve vendore te 2015. Partia Demokratike eshte pro reformes territoriale, por kundershton proçesin e ndjekur nga qeveria.Ish-Ministri i Brendshëm per Pushtetin Vendor, Ferdinand Poni, tha se opozita ja ka bere te ditur qeverise kete qendrim, ndërsa kerkoi reflektimin e saj per te garantuar ligjshmerine dhe konsensusin.Sipas variantit te qeverise, reforma administrative territoriale duhet te perfundojë deri ne fund te muajit shtator 2014.