Vlerësimi i punimeve të rrugëve nga qeveria, ndërtuesit: Kërkojmë vlerësim të drejtë

Ndërtuesit kërkojnë drejtësi në vlerësimin e punimeve të infrastrukturës. Zv.president i Shoqatës së Ndërtuesve kërkon që qeveria të bëj lojë të drejtë pasi shumë rrugë janë ndërtuar prej vitesh dhe ndaj tyre nuk është bërë asnjë shërbim për mirëmbajte dhe kjo mund ti penalizojë kompanitë padrejtësisht. Hebovia deklaron se shlyerja e këtyre detyrimeve është e rëndësishme.Sektori i ndërtimit në vendin tonë vlerësohet në një krizë të thellë që prej 3 vitesh dhe kështu pritet të jetë edhe 2014-ën.Numri dy i shoqatës së ndërtuesve i bën apel qeverisë që të mbyllë sa më parë edhe çështjen e hipotekimit  duke i ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme.Blerjet e apartamenteve në vend kanë rënë ndjeshëm edhe pse çmimet kanë pësuar ulje me rreth 20% në  pothuajse të gjitha zonat.