Itali, kapen 12 kg marijuanë, në pranga 2 shqiptarë
Policia italiane ka sekuestruar 12 kg marijuanë ndërsa ka arrestuar edhe dy shtetas shqiptarë për trafikim të lëndëve narkotike.Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat theksojnë se operacioni i policisë u zhvillua në rajonin e Bolzanos ndërsa droga e sekuestruar është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në këtë krahinë.Sipas mediave, droga u kap në një zonë pyjore, ku makina e dy shqiptarëve, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur qëndronte e fshehur.Mësohet, se shqiptarët mbaheshin në vëzhgim nga policia italiane prej ditësh. Sipas mediave italiane, shqiptarët tentuan të largoheshin sapo panë praninë e forcave të policisë por u kapën nga policia.Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.