Sot shënohet 10-vjetori i tragjedisë së 9 Janarit
Sot mbushen plot 10 vjet nga tragjedia ku serish tentavivat e migranteve shqiptare drejt brigjeve te Italise jane kthyerne tragjedi. Me 9 janar te vitit 2004, 21 persona u mbyten ndersa 8 te tjere rezultojne te zhdukur pasi gomonia ne te cilen ndodheshin 36 persona pesoi avari ne ujrat e gadishullit te Karaburunit.Ajo ishte nisur nga Gjiri i Palases, por edhe per shkak te dallgeve te forta te cilat shkonin deri ne 6 balle udhetimi i emigranteve drejt Italise do te keputej ne mes pa pershkuar as gjysmen e tij. 36 klandestsinet, te cilet ishin kryesisht Shkodra kishin paguar nga 1500 euro per te mberritur ne Itali por per fatin e tyre te keq, motoret e gomones u fiken pa 12 milje udhetim.Kaq ka mjaftuar qe gomonia te fillonte te mbushej me uje dhe te detyronte skafistet te jepnin alarmin sos. Menjehere ne ndihme te tyre jane nisur grupet e shpetimit nga deti dhe ajri, por ne mungese te dhenies ne menure te sakte te koordinatave por edhe motit mjaft te keq te asaj dite operacioni i shpetimit ishte teper i veshtire, ku anijet qe niseshin nga Karaburuni e kishin te pamundur daljen ne det te hapur.Ne luften per jete a vdekje,te vetmit persona te cilet munden te mbijetonin ishin 3 skafistet,si dhe 6 klandestine,nderkohe qe pjesa tjeter e personave nuk ja dolen dot mbane. Shpetimi i personave te cilet mbijetuan u arrit pas nderhyrjes se Guardia di Finanza, e cila u nis drejt tyre nga ishulli i Sazanit.Forcat e shpetimit benë te mundur nxjerrjen nga ujrat e detit Adriatik të 21 trupave te pajete, nderkohe qe 8 persona figurojne te zhdukur. Mbi kete ngjarje te rende 5 persona jane vendosur para trupit gjykues, i cili ka dhene denimet me 25 vjet burg per Nazmi Hykaj, Cukal Delija, Zef Markun dhe me nga 20 vite burg per Elton Tafilin dhe Altin Belulaj.Kjo ishte tragjedia e dyte me e rende pas asaj qe u shenua ne kanalin e Otrantos ne 28 mars te vitit famekeq te 1997, ku 84 persona mes tyre gra dhe femije u mbyten.