Masakra në Gjonomadh, flet motra e Daniela Meçollarit: E dinim për lidhjen intime
Gjykata te vendose denimin maksimal pasi ne rast te kundert do te jemi ne qe do te vendosim drejtesine ne vend duke u hakmarre. Kjo ka qene deklarata e te afermeve te 4 viktimave, te cilet u ekzekutuan ne fshatin Gjonomadh nga Bashkim Latollari 40 vjeç, ngjarje qe duket se ka lene pas deshiren per hakmarje nga ana e familjes Meçollari, por njekohesisht edhe frike nga te afermit e autorit te vrasjes te katerfishte.
“Shteti ta dënojë maksimalisht Latollarin, në të kundërt do të hakmerremi” është shprehur kunati i viktimës.Lidhur mbi kete ngjarje tronditese motra e Danieles, personit kyç qe shenoi kete ngjarje eshte shprehur se ka qene ne dijeni te marredhenies jashtemartesore qe ajo kishte me autorin e ngjarjes, por asnjeherë nuk ka guxuar te flase pasi Bashkim Latollari gjate gjithe kohes levizte i pajisur me thike duke bere presion mbi kedo qe do te guxonte te prishte kete lidhje.Kishim frikë ta denonconim Bashkim Latollarin pasi ishim të tmerruar nga ai. Bashkim Latollari e dhunonte vazhdimisht motrën time dhe kjo ka ndodhur edhe tre ditë para se ta vriste” rrëfen Miranda.Ajo eshte ndalur edhe mbi atesine e femijes 4 vjeçar, duke u shprehur se djali ka ardhe ne jete nga martesa e Belmonit dhe Danieles, dy bashkeshortet tashme te vrare.Nena e autorit, Fidarie Latollari, e shokuar nga ajo çfare ka ndodhur dhe kryer nga djali i saj,ka kerkuar nderhyrjen dhe mbrojtje nga shteti pasi ajo ndihet e trembur per shkak te hakmarjes,nderkohe qe ka kerkuar meshire per te birin e saj.
“Kërkoj mëshirë nga shteti, vetëm atë djalë kisha, tjetrin e kam në burg. Kam frikë mos më marrin hak tek nipërit, shteti të vërë dorën në zemër. Ditën e ngjarjes, djali im kur ka dalë nga shtëpia ka qenë i qetë. Ai nuk mbante armë në shtëpi” është shprehur ajo.Ndërkohë dy fëmijët jetim, 4 dhe 6 vjeç tani do të jetojnë me gjyshërit e tyre nga mamaja. Apelit për ndihmë financiare është dëgjuar nga Shërbimi Social në Korçë i cili ka vendosur të lidhë një pension prej 3 mijë lekësh të reja në muaj për secilin fëmijë.Ngjarja e rëndë u shënua gjatë mbrëmjes së të martës në fshatin Gjonomadh ku Bashkim Latollari ka shkuar i armatosur në banesën e Rexhep Metellarit duke e ekzekutuar me arsyen se kishte prishur lidhjen që ai kishte me Danielën, nusen e nipit të tij. Bashkim Latollari nuk ka kursyer as bashkëshorten e Rexhepit , Valentinën duke e lënë edhe atë të vdekur në vend.Nga deklaratat që ka bërë autori në polici, mësohet se ai menjëherë pasi ka ekzekutuar çiftin Metellari është nisur drejt banesës ku jetonte e dashura e tij së bashku me bashkëshortin e saj dhe dy fëmijët 4 dhe 6 vjeç.Nën kërcënimin e armës ai ka kërkuar nga Daniela Meçollari, të braktiste bashkëshortin dhe të largohej me të, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga ana e saj, çka është bërë edhe shkas që 40-vjeçari Bashkim Latollari të hapë zjarr edhe ndaj këtyre dy bashkëshortëve duke i lënë ata të vdekur në vend.“Gjithçka e kam bërë nga pasioni për Danielën”,mësohet të jetë shprehur vrasësi, i cili ka pretenduar se fëmija 4-vjeçar është i tij.Menjeherë pas kryerjes së këtij krimi Bashkim Latollari është dorëzuar tek kryeplaku i fshatit, për tu arrestuar më pas nga policia.