Aksident në Tiranë, automjeti përplas 2 persona, largohet nga vendngjarja autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2014, 20:37
Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku automjeti tip “Volksvagen” me targa AA535IA ka përplasur dy kalimtarë, identitetet dhe gjinia e të cilëve nuk dihen, ndërkohë që është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.Për pasojë dy personat kanë mbetur të plagosur dhe me makina të rastit ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.Forca të policisë të mbërritur në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.