Gjirokastër, kapen 13 klandestinë, në pranga trafikanti

Sektori kunder trafqieve prane Drejtorise se policise se qarkut Gjirokaster ka zhvilluar nje tjeter operacion ku eshte bere e mundur ndalimi i 13 klandestineve nga Eritrea dhe Somalia, ndersa kane arrestuar personin i cili po i transportonte, 49-vjeçarin Fani Gjoni.Sipas te dhenave te marra prane kesaj Drejtorie, mesohet se ky shtetas po transportonte me automjetin e tij klandestinet, por eshte pikasur nga uniformat e policise te cilat e kane ndaluar mjetin ne aksin Jergucat-Gjirokaster.Transportimi i tyre drejt veriut te vendit po kryhej kundrejt pageses, ndersa ashtu si edhe heret e tjera klandestinet kishin hyre ne menyre ilegale ne Shqiperi nepërmjet brezit te gjelbert me shtetin grek.Qe prej stines se veres,ne Gjirokaster jane shenuar me dhjetera operacione te policise kunder ketij fenomeni nderkohe qe jane ndaluar dhe kthyer mbrapsht rreth 1500 klandestine te ardhuar nga vendet e treta, te cilet perdorin vendin tone tranzit per te kaluar drejt Malit te Zi, e me pas drejt shteteve te tjera,ku me i preferuari mbetet Suedia, per lehtesimin e proçedurave qe ka ky shtet per te ofruar azil.