Parandalohet një vrasje në Kamëz, 5 të arrestuar, 4 prej tyre janë vëllezër
Policia e Tiranes ka mundur të parandalojë një vrasje në Kamëz mengjesin e të enjtes,ku 5 persona janë arrestuar. Të gjithë personat e arrestuar janë me origjinë nga Tropoja dhe me banim në Kamëz dhe janë ndaluar, pasi në bazë të informacioneve të grumbulluara nga policia do të tentonin të vrisnin shtetasin Nik.M 43 vjeç edhe ky banues në qytetin e Kamzës.Personat e arrestuar nga komisariati numër 5 janë Gëzim, Besnik, Agron dhe Saimir Prelaj vëllezër me njëri-tjetrin,ndërsa në pranga ka përfunduar edhe Xhevahir Hoxha i afërm i fisit Prelaj. Arrestimi i 5 personave është kryer në qendër të Kamzës dhe në këtë moment ata leviznin në një makinë, ku synimi dyshohej se ishte vrasja e 43-vjeçarit.Në momentin e arrestimit në makinën e tip Benz me targa të Tiranës 3124L,në cilësinë e provave materiale janë gjetur një pistoletë e tipit TT model 54,një kreher me fishekë, dorezë metalike dhe një send tjetër i fortë i mbështjellë me gazetë.Mesohet se palët e përfshira në këtë ngjarje kanë patur një konflikt të nisur prej disa muajsh dhe shkaku i ketij konflikti të jetë tepër banal.Personat jetonin në një lagje dhe këtu mendohet se ka nisur i gjithë sherri mes tyre, sherr i cili për fat të mirë dhe falë ndërhyrjes në kohë të uniformave blu të komisariatit numër 5 të policisë së Tiranës përfundoi pa të dëmtuar.Ndërkohë që materialet proçeduriale do ti kalojnë prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.