Goditet rrjeti i narkotikëve Shqipëri-Itali, 5 në pranga, sekuestrohen 100 kg kanabis

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka goditur mbrëmjen e sotme një rrjet të trafikimit të narkotikëve Shqipëri-Itali.Operacioni i zhvilluar në bashkëpunim me forcat e policisë së Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e 5 anëtarëve të rrjetit, përkatësisht shtetasit Orges Shqopa 30 vjeç, Viktor Shkurti 28 vjeç, Gazmir Baruni 28 vjeç, Sajmir Zotkaj 29 vjeç dhe Geris Agasi 23 vjeç.Ndalimi i tyre u bë në hyrje të portit të Durrësit, ndërsa 5 trafikantët po fshinin një sasi prej 100 kg kanabis në një kamion.Lënda narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e proves materiale, ishte sjellë deri në port me dy automjete tip "Volswagen Polo" dhe "Peugeot", njëri në pronësi të Orges Shqopës dhe tjetri i marrë me qera.Nga ana e Prokurorisë vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në rrjet.