Tritoli ndaj shtyllës në Milot, dosja nga Laçi kalon në hetim tek krimet e rënda

Hedhja në erë e një shtylle të tensionti të lartë në Kurbin do të hetohet si akt-terrorist nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Dosja është trasferuar drejt Tiranës nga Prokuroria e Kurbinit për moskompetencë dhe do të hetohet nga Krimet e Rënda, pasi vepra penale e akteve terroriste është juridiksion i kësaj prokurorie.Në ditën e fundit të vitit 2013 një shtylle të tensionit të lartë, të linjës së interkonjeksionit Tiranë-Podgoricë iu vendos tritol duke shkatërruar njërën këmbë të saj. Ndërkohë në këmbën tjetër u gjetën 16 kallëpe tritoli,ndërsa u gjetën edhe dy mbishkrime në njërin thuhej për taksat dhe tjetri për naftën.

Nis hetimi ndaj Arben imamit, akuza bën gati listën e personave që do të pyeten

Prokuroria e Tiranës do të marrë në pyetje 9 anëtarët e komisionit të verifikimit dhe specifikimit të ofertave në ministrinë e mbrojtjes, për të ashtëquajturën dosja “Imami”. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se këta persona do të pyeten mbi kriteret që janë përdorur në pranimin e ofertave dhe baza ligjore ku janë mbështetur për të shpallur fituese një kompani të caktuar mediatike.Datën 9 dhjetor të vitit 2013ministrja Mimi Kodheli paditi paraardhësin e saj në ministrin e mbrojtjes Arben Imami për shpërdorim detyre dhe shkeljen e barazisë në tendera, pasi kishte paracaktuar kompaninë mediatike e cila do të transmetonte spotet publicitare për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Sipas ministres Kodheli,Imami ka abuzar me 1,2 milion dollarë.

Emërimet abusive në QSUT, prokuroria rrëzon padinë e KLSH për ish-drejtorin Ivziku

Po akuza e kryeqytetit ka pushuar çështjen penale në ngarkim të ish-drejtorit të QSUT-së Saimir Ivziku. Ivziku akuzohej për shpërdorim detyre, pasi kishte punësuar 100 persona mbi organikën e nevojshme të spitalit me të madh në vend. Pas 6 muajsh hetimi prokurorët kanë arritur në përfundimin se nuk ka vepër penale. Është verifikuar se punësimi është bërë në bazë të nevojave të spitalit dhe se pagesa e tyre është bërë brenda buxhetit që ka patur ky spital.