Dhjetra raste në pediatri mbushin pavionet, gjatë fundjavës 250 fëmijë në QSUT

Janari ka nisur me fluks në urgjencën e pediatrisë në QSUT. Në fundjavën që lamë pas, 250 fëmijë i janë drejtuar urgjencës me simptoma gripale. Mjekët thonë se ky është fluks i zakoshëm në ditët e dimrit.E hëna nisi sërish me fluks, më pak se në fundjavë por gati 170 pacientët e vegjël kanë patur nevojë për rekomandimet apo ndërhyrjet e mjekëve. E ndërsa mjekët hezituan të flasin në kamera, prindërit tregojnë se për ditë me radhë fëmijët kanë patur temperature, kollë e dhimbje fyti.Urgjencat vijojnë. Sipas autoriteve të qëndrës spitalore ky fluks në QSUT shënohet sepse prindërit nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në poliklinka apo në spitalet rajonale ku janë por i referojnë në shumicën e rasteve në këtë shërbim në Tiranë.Mjekët rekomandojnë që të mos ketë neglizhencë nga ana e prindërve që në momentin ku fëmijët kanë shenjat gripale por të drejtohen sa më shpejt mjekut. Kujdes duhet bërë për të shmangur qëndrimet kolektive të vegjëlve dhe të mos përdorin antibiotik ka konsultën e mjekut.