Mirditë, makina përplas për vdekje kalimtarin, në pranga drejtuesi i mjetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2014, 12:06
Aksident me pasojë vdekje në ‘Rrugën e Kombit”. Ngjarja është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Rrëshen-Kalimash, në vendin e quajtur Gziq, ku një automjet tip “Honda” me targa të Kosovës SG 334 640 ka përplasur për vdekje një kalimtar. Viktima është shtetasi, Nikoll Tuci, 77 vjeç.Burime nga policia bëjnë me dije se 77-vjeçari i ka prerë rrugën automjetit, ndërsa po kalonte në anën tjetër të autostradës, çfarë ka çuar dhe në përplasjen fatale. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët kanë bërë dhe ndalimin e drejtuesit të mjetit, shtetasit Shaqir Krasniqi. Nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.