Policia ‘ndëshkon’ shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, 20 934 gjoba për dhjetorin

Policia e Kryeqytetit vijon punën e saj mbi vendosjen e masave administrative në drejtim të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.Vetëm për muajin Dhjetor 2013, Shërbimi i Qarkullimit Rrugor Tiranë kanë vendosur në total 20 934 masa administrative, nga këto :• Masa administrative për konsumim të alkolit 88 masa me 82 persona të arrestuar në kushtet e flagrancës ;• Masa administrative për Ecje me shpejtësi të tej normave të lejuara 35 masa;• Masa administrative për mos zbatim të semaforit 40 masa ;• Masa daministrative për mos vendosje të rripit të sigurimit 5834 masa ;• Masa administrative për mos vendosje të kaskës mb rojtëse 353 masa;• Masa administrative për parakalim të gabuar dhe ecje me shpetësi 1637 masa ;• Masa administrative për qëdnrim të gabuar 9916 masa;• Masa administrative për përdorim të celularëve gjatë drejtimit të mjetit 100 masa;Strukturat e Policisë, theksojnë se kontrollet do të vijojnë në zbatimin me rigorozitet të sinjalistikës rrugore, vendosjen e rripave të sigurimit, mos përdorimin e celularëve përgjatë drejtimit të mjetit, parkim të gabuar apo parkim dysh, etj shkelje të Kodit Rrugor.Blutë u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullavet e qarkullimit rrugor, ku mos respektimi i të cilave përbëjnë shkak të ngjarjeve të ndryshme aksidentale.