Kisella Vodë, sulmohet ekipi i ndihmës mjekësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Janar 2014, 09:07
Një automjet i Ndihmës urgjente mjekësore mbrëmë rreth mesnatës është sulmuar te Qendra për të varur në Kisella Vodë, ku është lënduar drejtuesi i automjetit dhe janë thyer xhamat e furgonit.Sipas informacioneve të Ndihmës urgjente mjekësore, drejtuesit të automjetit i është thyer dora dhe ka marrë tronditje në tru. Gjatë natës është operuar me urgjencë në Klinikën për traumatologji.Policia njoftoi se ekipi i Ndihmës urgjente mjekësore është sulmuar nga persona të panjohur tani për tani.Drejtuesi, është sulmuar fizikisht me grushte, ndërsa mjekja nuk është lënduar.