Fule:Njohja e Kosovës nuk është kusht për Serbinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2013, 16:21
Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule ka thënë se kushtet për anëtarësim në BE janë të qarta. Sipas tij, njohja e Kosovës nuk është kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian.Fule ka pohuar se vendet që duan të anëtarësohen në BE duhet të zbatojnë kriteret e Kopenhagës."Vendet duhet të kenë demokraci funksionale që respektojnë të drejtat themelore dhe sundimin e ligjit, ato duhet të kenë ekonomi që mund të përshtaten me tregjet e lira dhe presionin garues dhe ato duhet të jenë në gjendje që të aplikojnë rregullat dhe normat e BE-së", ka thënë Fule.Ai ka folur edhe për mandatin aktual të EULEX-it, për të cilin ka thënë se pritet të përfundojë në qershor dhe tani është në zhvillim e sipër një rishikim i misionit.