Pas Tiranës “Babagjyshët” tentojnë grabitje edhe në Prizren
Festat e fundvitit po përjetohen në mënyrën më të mirë jo vetëm nga fëmijët, por dhe hajdutët. Pas Tiranës, “Babagjyshët” kanë kaluar në anën tjetër të kufirit, në Kosovë për të grabitur një argjendari.Mediat në Kosovë bëjnë me dije se tre persona të maskuar si Babagjyshë, kanë tentuar të grabisin në argjendari në Prizren duke plagosur dy persona.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 :00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa të plagosur kanë mbetur pronari I argjendarisë dhe një tjetër person.Drejtori i Policisë në Prizren,Nexhmi Krasniqi, ka thënë se autorët e maskuar janë përleshur me pronarin e argjendarisë të cilit i ka ardhur në ndihmë një fqinj i tij.“Njëri nga të maskuarit ka gjuajtur me pistoletë dhe ka plagosur argjendarin dhe fqinjin e tij”,tha Krasniqi.Kjo është hera e dytë që njerëz të maskuar me veshje të Babagjyshit kanë kryer vjedhje. Të martën në Tiranë, katër persona të maskuar si Babagjyshë grabitën një argjendari në një qendër tregëtare.