Kroaci, 364 persona të akuzuar për korrupsion në shëndetësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2013, 15:33
Gjithsej 364 persona, në mesin e të cilëve së paku 300 mjekë dhe infermierë, janë akuzuar para Gjykatës së Qarkut të Zagrebit me aktakuzën më të madhe deri tash të ngritur nga Drejtoria për Eliminimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.Në të shumtën e rasteve bëhet fjalë për mit dhënë personelit shëndetësor nga ana e firmës farmaceutike Farmal, transmetojnë mediat kroate.Spas tyre, hetimet fillimisht kanë nisur kundër 77 personave, për t'u zgjeruar më pas në 364 persona fizikë dhe një person juridik.Shumë mjekë thuhet se i presin dënimet me kusht, pasi në të kundërtën vlerësohet se suspendimi i tyre do të shkaktonte kolaps në sistemin e shëndetësisë primare në Kroaci.