Serbi,Nikoliç kundër marrëveshjes ndërshtetërore me Kosovën
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, ka deklaruar se nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen ndërshtetërore ndërmjet Beogradit e Prishtinës, madje edhe nëse këtë marrëveshje do ta pranonte Kuvendi i Serbisë.Në një intervistë për gazetën e Beogradit “Veçernje Novosti”, Nikoliç thekson se nënshkrimi eventual i marrëveshjes ndërshtetërore do të shkaktonte krizë për Serbinë.Nikoliç ka përsëritur se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por ka thënë se është e gatshme t’i ofrojë asaj një autonomi substanciale.Ndërkohë Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton ka paralajmëruar raundin e dytë të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.Duke folur për takimin e janarit shefja e diplomacisë europiane ka thënë se është në dorë të dy kryeministrave për të vendosur se në cilin drejtim duan t’i vazhdojnë negociatat.Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian është optimiste për të ardhmen e marrëdhënieve të dy vendeve, por në pyetjen se a mund të paramendojë njohjen e Kosovës nga Serbia, ajo përgjigjet: “E ardhmja është e ardhme dhe këtë nuk mund ta di”.Dy kryeministrat Thaçi dhe Daçiç kanë zhvilluar më shumë se 20 takime që nga shtatori i vitit 2012 ndërsa një nga marrëveshjet e nënshkruara deri më tani është ajo e prillit.