Davenport:BE s’e ka kushtëzuar Serbinë me njohjen e Kosovës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2013, 11:08
Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Michael Davenport, ka thënë se Serbia nuk është kushtëzuar me njohje të pavarësisë së Kosovës.Në një intervistë për gazetën beogradase Novosti, Davenport ka thënë se dispozitat për normalizimin e përgjithshëm dhe marrëveshja ligjore detyruese do të jenë shumë të rëndësishme në procesin negociues.I pyetur se cila do të jetë përmbajtja e marrëveshjes detyruese ligjore, ai ka thënë se ajo duhet të reflektojë të gjitha çështjet lidhur me normalizimin gjithëpërfshirës.“Njëra nga fushat kryesore është respektimi i marrëveshjes Beograd-Prishtinë se nuk do të bllokojnë njëra-tjetrën për në BE”, ka thënë Davenport.