Popovski: Pak shpresë për eurointegrimet gjatë 2014

Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Popovski deklaroi se vendi i tij do të vazhdojë nismat dhe mbetet e hapur për ofertat për negociata intensive me Athinën për zgjidhjen e kontestit të emrit.Ai këtë e bëri të ditur sot pas drekës së punës me amb asadorët e përfaqësive diplomatiko-konsullore në Maqedoni, ku është biseduar për tema të ndryshme politike dhe ekonomike.Duke komentuar pyetjen se çfarë pret Shkupi gjatë presidencës greke nga janari i vitit të ardhshëm, Popovski tha se nuk është e dëshirueshme për Shkupit fakti se Greqia nuk do të jetë e fokusuar në procesin e zgjerimit të BE-së dhe se Maqedonia nuk është në agjendën e saj.“Kriza në Greqi ka defokusuar procesin për zgjidhjen e emrit nga ana e politikanëve të këtij vendi fqinj. Andaj shihet qartë se marrëdhëniet politike nuk janë prioritet për shkak të situatës aktuale që po mbretëron në vendin fqinj”, deklaroi shefi i diplomacisë maqedonase.