Greqia merr të mërkurën presidencën e BE: Prioritet, punësimi i të rinjve

Të mërkurën e ardhshme, Greqia merr presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, me një axhendë të synimit të progresit, por duket se ka pak kohë në arritjen e kthesave të mëdha, raporton agjencia DPA nga Athina.Kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras, tha se synohet Presidencë e “mundësive” e jo e krizës. Greqia e merr presidencën e Bashkimit Evropian nga Lituania, në mandatin e ardhshëm gjashtëmujor.Samaras theksoi se papunësia në rritje e të rinjëve në BE do të jetë prioritet. Në këtë aspekt, në Greqi papunësia e përgjithshme e të rinjëve është rreth 27%.Gjatë presidencës në Bashkimin Evropian në vitin 2003, Greqia kishte krijuar prespektivë për zgjerim të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Prej kësaj kohe, në BE janë anëtarësuar 10 anëtarë të rinj.Nga ana tjetër, Greqia e ka bllokuar synimin e Maqedonisë për integrim në BE, për shkak të mospajtimit lidhur me çështjen e emrit.