Prishtinë,mblidhen sot Ambasadorët e Kosovës

Presidentja e Kosovws Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, do të bëjnë sot hapjen e punimeve të Konferencës së II-të të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës, me temën “Politika e jashtme dhe multilateralizmi: Forcimi i rolit të Republikës së Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare”.Gjatë dy ditëve të zhvillimit të Konferencës, do të trajtohen çështjet kryesore që lidhen me punën e misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës, prioritetet, objektivat, sfidat si dhe perspektiva e zhvillimit të mëtejshëm të shërbimit të jashtëm të Kosovës.Ambasadorëve të Kosovës, përfaqësuesve të institucioneve dhe të ftuarve të tjerë me nga një fjalim do t’iu drejtohen edhe krerët e shtetit, presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.