Superoperacion antidrogë në Serbi, “Rrufeja 1” arreston 128 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2013, 15:39
Në aksionin e quajtur “Rrufeja 1”, i cili synon shkatërrimin e grupeve narkotike, policia në Serbi ka arrestuar deri më tani 128 persona, në mesin e tyre edhe shefa të njohur të narkomenëve.Zëvendëskryeministri i parë serb, Aleksdandar Vuçiç, ka thënë se në aksion janë kapur edhe disa vrasës serial, njerëz që kanë plaçkitur dhe kanë mbajtur armë pa leje.“Narko dilerëve u premtoj ferr, ky nuk është fundi”, ka thënë Vuçiç në konferencën me gazetarë.