Shkup, Ahmeti dhe Thaçi qëndrime të ndryshme për 2013-ën
Dy partitë shqiptare në Maqedoni, BDI e Ali Ahmetit dhe PDSH e Mendu Thaçit kanë mendime të ndryshme sa i përket vitit qeverisjes gjatë 2013-ës.Kreu i BDI-së Ali Ahmeti theksoi se viti që po lëmë pas, ka qenë një vit i suksesshëm për partinë e tij. Në vend të parë Ahmeti renditi fitoren në zgjedhjet lokale, të cilat dëshmuan sipas tij se BDI-ja i ngjason një orteku që vazhdimisht rritet. Si suksesin e dytë me radhë, fushatën diplomatike që mori BDI-ja për zgjidhje së çështjes së emrit me Greqinë si dhe përshpejtimin e integrimeve euro-atlantike të vendit.Ahmeti theksoi se BDI-ja ka shënuar suksese të mëdha për shqiptarët, një prej tyre ishte edhe emërimi i një titullari shqiptar në Ministri të Mbrojtjes dhe promovim e vlerave të bashkëjetesës. Për sa i përket prioriteteve të 2014-ës ai përmendi idenë për presidentin konsensual në zgjedhjet e marsit .Ndërkohë Partia demokratike Shqiptare përmes kreut të saj Menduh Thaçi, e cilëson vitin që lamë pas, si vit dështimesh, vit plot raste të rënda diskriminimesh për shqiptarët. Megjithatë, siç theksoi Thaçi, shqiptarët do të jenë kryelartë në vitin 2014, në përpjekje për një jetë më të mirë.