Thaçi: Izolimi i kosovarëve nga BE është i padrejtë
Anëtarësimi i Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar, në Bankën Botërore, në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, rritja e numrit të njohjeve, janë disa nga sukseset që i ka vlerësuar të arritura të diplomacisë kosovare kryeministri Hashim Thaçi.Shefi i ekzekutivit, në konferencën e II-të të ambasadorëve të Republikës së Kosovës, tha se trupa diplomatike e vendit, janë zëri i fuqishëm nëpër botë.Ai ka thënë se diplomacia e jashtme e Kosovës ka arritur suksese, duke veçuar anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar, në Bankën Botërore e në Bankën Evropiane për Zhvillim e Rindërtim.Por, kryeministri ka thënë se politikës së jashtme dhe diplomacisë, i mbeten edhe shumë prioritetet dhe punë për të bërë.“Një ndër prioritetet është që diplomacia e jashtme të punojë në mënyrë që vendet që se kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë. Të punojë që vendet që nuk i kanë njohur dokumentet e Kosovës t’i njohin ato”, tha Thaçi,.Ndër sfidat më të mëdha, sipas tij, mbetet integrimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në NATO dhe në Bashkimin Evropian.Për këtë të fundit, Thaçi ka qenë më i ashpër, duke vlerësuar se me një politikë jo të drejtë ndaj qytetarëve të Kosovës, BE e ka izoluar të drejtën e tyre në lëvizjen e lirë.“Prioritet mbetet heqja e vizave për kosovarët. Izolim ky i padrejtë që po u bëhet kosovarëve nga BE”, ka thënë Thaçi.Presidentja e Kosovës, Aftifete Jahjaga, vitin diplomatik 2013 e ka quajtur të suksesshëm për Kosovën. Edhe ajo ka përmendur se prioritet duhet të jenë njohjet dhe pranimi në organizatat ndërkombëtare.