Samaras: 2014, viti i rimëkëmbjes për Greqinë

"Më të vështirat i kaluam dhe shmangëm më të këqijat, 2014-a do të jetë një vit i rimëkëmbjes dhe i shpresës", theksoi kryeministri Antonis Samaras në mesazhin e vet për vitin e ri, drejtuar popullit grek."Ne nuk kërkojmë më hua, arritëm atë që është e vetëkuptueshme, të mbulojmë nevojat tona dhe këtë me suficitin primar. Kemi bërë hapin e parë për të qëndruar në këmbët tona, i dhamë fund rrethit vicioz të recesionit dhe 2014- lind me perspektiva rimëkëmbjeje dhe zhvillimi".Kryeministri grek tha më tej se suficiti primar nuk është thjesht një shifër, është themeli i pavarësisë dhe i shpresës  ë, ndërsa pjesën më të madhe të sificiti do t'ia rikthejmë shoqërisë, më të dobtëve dhe atyre që u janë bërë padrejtësira.Rimëkëmbja, tha Samaras, ka filluar të krijojë vende pune dhe rritje pagash, faktikisht, pas katër vjetësh, u nënshkrua kontrata e parë kolektive e punës."Ndryshimi i klimës ka filluar dhe rimëkëmbja do të vërshojë gjithandej", theksoi kryeministri grek dhe shtoi se në 2014-n Greqia do të dalë në tregjet financiare ndërkombëtare, do të bëhet një vend normal dhe më tej borxhi grek do të shpallet i qëndrueshëm, pa memorandume.I mbajtëm angazhimet tona, do të respektojnë edhe paretnerët tanë angazhimet e tyre, tha më tej samarasi.  Duke shpresuar ai tha se do të dalim nga memorandumi dhe në përfundim të 2014-s do të shohim të gjithë dritë në fund të tunelit.