Podgoricë, shpërthim i fuqishëm në gazetën “Vijesti”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2013, 08:30
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë orëve të natës në selinë e gazetës së përditshme malazeze “Vijesti”, në Podgoricë.Në kohën e shpërthimit, në ndërtesë kanë qenë rreth 15 të punësuar, si dhe kryeredaktori Mihajllo Jovoviç, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është lënduar.Drejtori i Vijesti-t, Zhelko Ivanoviç, ka thënë se sulmi me bombë është vazhdim i presionit disa vjeçar dhe pasqyron mjedisin e krijuar nga qeveria, në të cilin sulmet ndaj mediave të pavarura, kalojnë pa u ndëshkuar.Ivanoviç ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin, duke thënë se ata janë krijues të gjuhës së urrejtjes dhe kërcënimeve, raportojnë mediat malazeze.