Thaçi në Tiranë, ankohet te Rama për Qeverinë Gruevski-Ahmeti

Kryeministri Edi Rama priti sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, i cili ishte për një vizitë zyrtare në Tiranë.Në takim është biseduar për çështje me rëndësi për shqiptarët, për zhvillimet e fundit politike në vend dhe rajon, procesin integrues të dy vendeve si dhe tema tjera me interes të përbashkët.Thaçi ka informuar kryeministrin shqiptar se procesi integrues i Maqedonisë është plotësisht i bllokuar dhe nuk ka asnjë sinjal që do të nënkuptonte de-bllokimin e këtij procesi.Kryetari i PDSH-së ka shprehur qëndrimin se qeveria e Maqedonisë vazhdon edhe më tej të me politikën antishqiptare duke i diskriminuar dhe varfëruar skajshmërish shqiptarët dhe si pasojë gjendja e shqiptarëve në Maqedoni është më e rëndë se asnjëherë më parë.Kryeministri i Shqipërisë, Rama falënderoi kryetarin e PDSH-së për informatat burimore rreth zhvillimeve në Maqedoni, duke potencuar se Qeveria e Shqipërisë ndjek me vëmendje të veçantë situatën aktuale politike në Maqedoni dhe se integrimi sa më i shpejtë i Maqedonisë në strukturat euroatlantike do të ishte në interes jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të mbar rajonit.Takimi kaloi në një atmosfere tejet miqësore, me ç’rast bashkëbiseduesit rënë dakord që me kontakte të shpeshta të kontribuojnë në çuarjen para të proceseve demokratike në vend dhe rajon.