Ndërrimi i viteve, festë dhe të plagosur në Kosovë, dy persona humbin shikimin
Në Qendrën Emergjente në Prishtinë numri i personave të lënduar pas orës 24:00 nga plumbat qorr dhe fishekzjarret ka shkuar në dhjetëra. Ejup Gorovci, mjek kujdestar në emergjencë ka thënë se pas orës ndërrimit të motmoteve numri apo fluksi i pacientëve që vizitojnë emergjencën është shumë i madh.Ai ka thënë se tashmë mbi 13 persona janë pranuar në këtë qendër si pasojë e goditjes së tyre nga plumbat qorr, një pjesë e të cilëve kanë marrë lëndime të rënda e lehta në disa pjesë të trupit.Sipas tij, një pacient është plagosur në kokë nga plumbi qorr, ndërsa një tjetër në kraharor. Gorovcii ka thënë se fatmirësisht të dy pacientët nuk kanë në rrezik për jetë.“Tash veç pas ndërrimit të motmoteve veç kur fillon ajo euforia e festimit me armë zjarri dhe mjete piroteknike, që në minutat e parë pas mesnatës, filluan të vijnë njerëz me lëndime, më të vërtetë shumë serioze, ku disa të themi, të rinj të moshës kryesisht të re, ishin me lëndime nga plumbat qorr nga armë zjarri, aty veç shihen fotografit në rengena, shihen plumbat apo predhat, në trupin njëri e ka në kokë që duhet t`i nënshtrohet operacionit dhe një e ka në kraharor, ndërsa disa të tjera kanë lëndime, djegie të fytyrës dhe syve dy pacientë deri tani kanë lëndime serioze të shikimit, lëndime të syrit dhe ç`rregullime në pamje”, ka thënë ai.Në këtë Qendër Emergjente në QKU ambulancat nuk pushonin duke sjellë pacientë me lëndime të ndryshme nga të gjitha Qendrat e Kosovës.Ndërkohë që mbrëmja e ndërrimit të viteve kaloi me festime në të gjithë Kosovën, në mënyrë më të veçantë po festohet në Prishtinë, ku nga orët e para të mbrëmjes kanë filluar të ndizen fishekzjarrët.Nga ora 23:00, mbrëmja në kryeqytet është dukur më e bukur falë fishekzjarrëve që ndriçojnë qiellin pa ndërprerë. Një pamje të jashtëzakonshme ka marrë qielli kur u bashkuan akrepat e orës, që tregonin ndërrimin e moteve.Ndërkohë, në shoqërinë e tingujve të muzikës dhe nën qiellin shumëngjyrësh nga fishekzjarrët, në sheshin “Nënë Tereze” në Prishtinë janë mbledhur qindra qytetarë për të pritur ndërrimin e moteve, kurse Komuna e Prishtinës nuk ka organizuar asnjë aktivitet argëtues.