Bisedimet Kosovë-Serbi, Ashton: Gati për raundin e dytë, nëse ka vullnet
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton ka paralajmëruar raundin e dytë të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një takim me gazetarë, Ashton ka thënë se nëse palët janë të gatshme të fillojnë negociatat, ajo është edhe më e gatshme.Duke folur për takimin e janarit shefja e diplomacisë europiane ka thënë se është në dorë të dy kryeministrave për të vendosur se ne çilin drejtim duan t'i vazhdojnë negociatat."Absolutisht do të varet prej tyre. Një nga gjërat që u kemi thënë është se ata vetë mund ta shtyjnë procesin me shpejtësinë që duan" ka thënë Ashton e cila ka zhvilluar më shumë se 20 takime me dy kryeministrat që nga shtatori i 2012."Ata herë pas here kanë folur për disa çështje që duan t'i zgjidhin dhe ajo që është shumë e qartë është se ata duan ta çojnë më tejprocesin” ka shtuar ajo. Ashton ka thënë se prioritet i BE-së mbetet zbatimi i plotë i marrëveshjes së prillit.Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian është optimiste për të ardhmen e marrëdhënieve të dy vendeve, por në pyetjen se a mund të paramendojë njohjen e Kosovës nga Serbia, ajo përgjigjet: “E ardhmja është e ardhme dhe këtë nuk mund ta di”.