E thirrën në darkë në telefon, zhduket 18-vjeçari në Kukës, familja jep alarmin

18-vjeçari Genci Gashi, prej dy ditësh rezulton i zhdukur dhe familja e tij në fshatin Shtanë të Shemrisë në Kukës ka denoncuar në polici se prej mbrëmjes së 27-dhjetorit nuk ka asnjë informacion se ku ndodhet djali i tij.Sali Gashi, babai i 18-vjeçarit thotë se i biri mori një telefonatë e më pas doli nga shtëpia duke u thënë prindërve se kishte punë, por pa shpjeguar asgjë më shumë. Pas disa orësh mungese të djalit, të afërmit kanë dalë për ta kërkuar atë, por nuk ka pasur asnjë rezultat. Pas dy dite kërkimesh ata i janë drejtuar policisë.Ndërkaq policia e Kukësit është angazhuar për gjetjen e të riut, ndërsa ka marrë në pyetje familjarët dhe miqtë e tij për të zbuluar nëse ka pasur konflikte gjatë kësaj kohe, ndërsa po punohet dhe për të zbuluar se cili ka qenë personi që e ka telefonuar për të dalë nga banesa.