Michael Schumacher në koma, piloti i Formula 1 po lufton me vdekjen

Shtatë herë kampioni i “Formula 1” Michael Schumacher është duke luftuar për jetën e tij pas një aksidenti me ski në alpet franceze.Ekipi i mjekëve që po merret me gjendjen shëndetësore gjatë një konference për shtyp njoftuan se gjendja e Michael Schumacher vazhdon të jetë e rëndë."Ne nuk mund ta dimë se çfarë do të ndodhë më pas dhe cili do të jetë rezultati. Ajo që ne mund të bëjmë është të presim" thanë mjekët.44 vjeçari, ka përplasur kokën në një shkëmb ndërsa bënte ski në Meribel të Alpeve Franceze ku ishte me pushime dimërore me familjen e tij.Schumacher  ai ka mbërritur në spital në gjendje kome dhe i është nënshtruar me urgjencë një ndërhyrjeje kirurgjikale në tru por gjendja e tij mbetet kritike.  Mjekët thanë se ai ka pësuar një hemoragji cerebrale si pasojë e një traume kronike.Në spital me të gjendet bashkëshorjta Corina dhe dy fëmijët, ndërkohë që tifozë të shumtë janë mbledhur pranë spitalit ku ai po kurohet, duke pritur për informacione.Schumacher pilot i “Formula 1”, ka fituar dy tituj Benettonin dhe pesë me Ferrarin.Ai është piloti më i suksesshëm i ‘Formula 1” në të gjitha kohërat, me një rekord prej 91 fitoresh.