Analiza në 100 ditë të Ramës, Kryeministri: Ja si do të ndryshojë Shqipëria në 2014-ën
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot konferencën e fundvitit ku ka bërë një rezume të vitit që po lëmë pas. Në fjalën e tij, Rama është shprehur se 2013 është viti i ndryshimit dhe kursin e ri të Shqipërisë nga e ardhmja ndërsa shtoi se viti i ardhshëm do të jetë ai i fillimit të rimëkëmbjes ekonomike.“Pesimizmi me të cilin nisi viti 2013, ditë pas dite i la vendin optimizmit të nisur pas 23 qershorit.Do të kemi një rritje më të lartë, me një trajektore të sigurtë në rritje, për katër vitet e këtij mandati dhe sigurisht që viti 2014, do të jetë një vit ku gjithkush do të ndiejë efektet e para të dobishme të politikës sonë të re, dhe të taksimit të ndershëm” tha Rama.Statusi, Rama: Do marrim përgjegjësinë që na takonKryeministri Rama është shprehur se qeveria do të marrë përgjegjësinë që i takon nëse Shqipëria nuk e merr sërish në qershor statusin e vendit kandidat."Qeveria do të marrë gjithçka që i takon asaj. Ne do të bëjmë gjithçka që na tokaon që qershori të jetë momenti i vendimti të duhur për Shqipërinë. Shpresoj që ato forca ekstremiste që ndikuan në vendimmarrjen e padëshiruar të mos kenë ndikimin që patën këtë herë dhe Shqipëria të vlerësohet siç e meriton” shtoi Rama.Gjithashtu kryeministri shtoi se qeveria do të vijojë edhe vitin e ardhshëm të prishë ndërtimet përgjatë bregdetit. “Pa asnjë pikë dyshimi ne do të vazhdojmë me betejën për të marrë plotësisht nën kontrol territorin. Është i sigurtë që edhe shëmbjet më spektakolare janë fillimi i një vazhde që nuk do të ndërpritet në 2014” tha Rama.Rama i është përgjigjur edhe pyetjes në lidhje me paragjykimet nga forcat politike ekstreme në BE, se Shqipëria është një vend musliman.“Referuar atyre forcave ekstremiste ata janë një problem i BE dhe janë çështje shqetësuese për BE dhe janë burim i një politike që bie ndesh me vlerat e këtij bashkimi. Nuk është në fuqitë tona ta trajtojmë dhe zgjidhim çështjen e tyre, por ne duhet të bëjmë maksimumin që integrimi të bëhet. Përkatësia e një pjese e popullsisë tonë ndaj fesë muslimane prej tyre konsiderohet një problem ndërsa përsa më takon, meqë Shqipëria është një vend me shumë fe dhe bashkëecja mes tyre është një vlerë. Të gjithë bashkë duhet ti nënçmojmë këto dyshime dhe duhet tu themi që nuk lejojmë askënd që të stigmatizojë një vend të tillë apo të atillë. Shqipëria i përket Europës dhe në programin tonë jo rastësisht kemi folur për ribashkim me Europën”, deklaroi Rama. LegalizimetI pyetur në lidhje me zotimin e tij për legalizim falas të shtëpive, Rama u shpreh se në janar do të shpallet edhe platform në lidhje me këtë çështje.“Duhet të keni pak durim dhe të prisni janarin kur ne do të shpallim platformën tonë të re të legalizimeve që është në përputhje të plotë me zotimet tona. Duke iu dhënë mundësi atyre që kanë shtëpitë e tyre në zonat informale të marrin certifikatën përfundimtare të pronës së tyre. Legalizimi falas nuk është një premtim elektoral por një zotim ynë ku ngrihet e gjithë platforma jonë” tha Rama.Për bashkëpunimin me opozitënRama është pyetur edhe në lidhje me bashkëpunimin me opozitën duke theksuar se tashmë ka nisur një erë e re në këtë drejtim. “Njerëzit nuk kanë votuar thjeshtë për të zëvendësuar disa me disa të tjerë, por për një ndryshim rrënjësor. Kemi bërë një ndryshim rrënjësor edhe me opozitën dhe mjafton të shikoni se sa flet kryeministri dhe kreu i opozitës të kuptoni se si ka ndryshuar qëndrimi ynë. Ne do të dëgjojmë por edhe do të udhëheqim”, tha ai.Rama gjithashtu uroi që viti 2014 të jetë edhe viti i ringjalljes së opozitës. “Le të jetë 2014 viti kur opozita do ringjallet sepse pas zgjedhjeve praktikisht opozita është ilustrimi i asaj që shkruhet në bibël “që i vdekuri të merret me të vdekurit”. Është një urim i sinqertë pasi nuk është në të mirën tonë që i gjithë Parlamenti të ketë vetëm një program dhe nga ana e opozitës të mos ketë asnjë alternativë por vetëm një monitorim të programit tonë. E uroj rindërtimin e opozitës” tha Kryeministri.Agjensia e bregdetitI pyetur në lidhje me agjensinë e bregdetit, Kreu i qeverisë është përgjigjur se: “Agjencia kombëtare e bregdetit kërkon një bazë ligjore të re që e kemi përfunduar dhe në fillim të vitit të ardhshëm parlamenti do e miratojë ngritjen e kësaj strukture dhe çeljen e një kapitulli të ri për këtë pasuri tonën kombëtare, siç është bregdeti. Nuk kemi asnjë objektiv për ndryshime kushtetuese. Por kemi për të bërë një reformë në drejtësi që mund të kërkojë ndryshime kushtetuese dhe që do e çojmë deri në fund këtë gjë”.