Bënte ski, aksidentohet Schumacher në Alpet Franceze, përplaset në shkëmb, çan kafkën

Piloti i famshëm i Formula Uno, Michael Schumacher, është aksidentuar rëndë paraditen e sotme ndërsa ka qënë duke bërë ski në alpet franceze të Meribelit.Mediat më prestigjoze botërore bëjnë të ditur se 44-vjeçari, 7 herë kampion i botës në Formula Uno, ka pësuar një aksident ndërsa ishte duke bërë ski e duke shijuar pushimet e tij në alpet franceze.Por aksidenti mendohet se ka qënë i rëndë pasi Shumaker ka pësuar çarje të kafkës, ka pësuar dëmtime të mëdha e madje mjekët e përshkruajnë gjendjen e tij shëndetësore, të rëndë.Gernignon Kristofer, përgjegjës i stacionit të skive ku ndodhi aksidenti ka deklaruar për mediat se nuk mund të flasë për shkallën e dëmtimit të Schumacher, e madje nuk e dinte nëse aksidenti ka ndodhur në pistë apo jashtë saj, por ai tha se një helikopter e ka transportuar menjëherë për në spital. Sipas dëshmitarëve, Schumacher ishte i tronditur në momentin e aksidentit por i ndërgjegjshëm. Ndërkaq kanë nisur hetimet për aksidentin.Schumacher ka debutuar në Formula Uno në vitin 1991 dhe fitoi shtatë tituj botërorë deri në 2006, pesë prej këtyre titujve i mori duke garuar për kompaninë FERRARI. Ai u kthye në garat e formula Uno në 2010  për të ringjallur ekipin e Mercedes.