Rusia tronditet sërish, tjetër sulm në Volgograd, kamikaze në autobus

Një tjetër shpërthim ka tronditur qytetin Vollgograd të Rusisë. Një ditë pasi 17 persona humbën jetën në një stacion treni, të paktën 10 persona të tjerë vdiqën nga një sulm i ngjashëm pranë një tregu në distriktin e Dzerzhinskit.Bomba ishte vendosur në një trolejbus të mbushur me pasagjerë që po shkonin në punë. Shpërthimi ka shkatërruar mjetin dhe ka thyer dritaret e banesave përreth.Një zëdhënës i grupit hetimor rus ka thënë se shpërthimet e dy ditëve të fundit po trajtohen si akte terroriste. Deri tani, asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë e këtyre sulmeve në Vollgograd.Moska është e shqetësuar për faktin se grupe të ndryshme militante po rrisin gjithmonë e më shumë veprimtarinë e tyre në kuadër të Lojërave Olimpike Dimërore që do të mbahen në Sochi, në vitin 2014. Volgogradi, i njohur dikur si Stalingrad, për nder të diktatorit sovjetik, Josef Stalin, është rreth 700 kilometra në verilindje të Soçit.Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar organet e rendit për të forcuar sigurinë. Në të gjithë Rusinë janë forcuar masat e sigurisë në stacionet e trenit dhe aeroporte.